Sport Club Gjilani si organizatë e pavarur, por me interes shoqëror ka për mision të vetëm përfaqësimin dhe mbrojtjen e vlerave të komunitetit kuq & bardh.
Klubi që simbolizon dhe identifikon kulturën dhe traditën e qytetit është në pronësi të bizneseve vendore dhe bashkëatdhetarëve që jetojnë në botën perendimore, të cilët financojnë me vetmin interes zhvillimin dhe masovizimin e futbollit në vendin e tyre të lindjes.
Përmes kësaj komunikate reagojmë ndaj publikimeve të qarqeve të ndryshme në lidhje me politikat të cilat i ndjek klubi dhe pronarët e saj, të cilët janë inkuadruar së fundmi në industrinë e futbollit kosovar dhe nuk janë fare pjesë e diskutimeve dhe gjuhës e cila është duke u përdorur tash e një kohë në drejtim të klubeve dhe institucionit më të lartë futbollistik në vend.
Bëjmë thirrje publike që gjuha denigruese dhe deklaratat që ndërlidhin në mes tjerash edhe Sport Club Gjilani të ndalen, sepse përfaqësimin e bëjmë vetë përmes zyrtarëve të caktuar në institucionet dhe vendet përkatëse.
Zyra për media,
17 Shtator, 2024