Sport Club Gjilani ka kënaqësinë të ju prezantoj me ardhjen e fundit në skuadër Arago Jamal.
Futbollisti nga Gana rikthehet në ‘shtëpinë’ e tij për të nënshkruar dy vite kontratë pune.
Pas aventurave në disa klube nga vendet arabe, 30 vjeçari është kthyer te ekipi me të cilin u promovua në futbollin kosovar disa vite më parë.
Saktësishtësisht në edicionin 2015/2016 ai kishte arritur te Gjilani për të vijuar më pas karrierën futbollistike në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit.
Jamal do t’i bashkohet ekipit sërish pas rikthimit në shtëpi nga faza përgatitore në Bansko të Bulgarisë.
Zyra për shtyp,
26 Korrik, 2024