Sport Club Gjilani njofton për arritjen e marrëveshjes me portierin Aridon Bllaca, duke e vënë ‘firmën’ edhe për dy vite të tjera.
Bllaca i cili njëherit është edhe produkt i akademisë së klubit do të jetë pjesë e kuqebardhëve deri në verën e vitit 2027, duke rinovuar kështu marrëveshjen paraprake.
‘Gardiani’ gjilanas numëron 35 paraqitje në elitën e futbollit kosovar dhe numëron 11 porta të paprekura. Në total ai ka zhvilluar 3.039 minuta me ekipin e parë.
Drejtori gjeneral i klubit Syart Rrahmani ka uruar Bllacën me rinovimin e marrëveshjes dhe i ka dëshiruar shumë suksese në vazhdimësi.