Sport Club Gjilani komunikon me kënaqësi angazhimin e futbollistit Ergys Kaçe.
Klubi dhe mesfushori kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për një sezonë, me mundësi vazhdimi për një sezonë tjetër.
Kaçe vjen pas një karriere të pasur në klube të njohura në Greqi si Paok, Panathinaikos, AE Larisa, Aris Saloniki dhe së fundmi te PS Kalamata. Për një sezonë ishte pjesë edhe e klubit të njohur Viktoria Plzen, si dhe te klubi shqiptar Partizan inga Tirana.
30 vjeçari ishte pjesëmarrës në kampionatin evropian në Francë në vitin 2016 me kombëtaren shqiptare dhe në skuadër vjen si një vlerë e shtuar për repartin e mesfushës.
Ai është pritur nga drejtori sportiv i klubit Ertan Demiri, i cili i ka uruar Ergysit mirëseardhje dhe njëherit shumë suksese në objektivat të cilat i ka vënë para klubi.
Zyra për shtyp,
17 Qershor, 2024