Komunikatë zyrtare | Liridon Kukaj i bashkohet stafit teknik - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Liridon Kukaj i bashkohet stafit teknik

Sport Club Gjilani njofton se ka angazhuar Liridon Kukajn si asistent trajner në shtabin teknik të ekipit të parë.

Ky vendim vjen si pjesë e procesit të vazhdueshëm të forcimit të strukturës profesionale të klubit, me qëllim të rritjes së cilësisë së punës dhe ngritjes së performancës së skuadrës.

Kukaj, i cili njihet për përvojën e tij në zhvillimin e lojtarëve dhe qasjen moderne taktike, do të jetë mbështetje e rëndësishme për trajnerin dhe gjithë stafin në realizimin e objektivave të klubit.

Stafi drejtues dhe gjithë komuniteti i SC Gjilanit i urojnë mirëseardhje Liridon Kukajt dhe shumë suksese në detyrën e re.

Zyra për shtyp,
20 Nëntor2025