Sport Club Gjilani komunikon vazhdimin e kontratës me futbollistin Oltion Bilalli.
Marrëveshja ndërmjet palëve është nënshkruar të jetë valide deri në verën e vitit 2026.
Bilalli, i cili njëherit është produkt i akademisë së klubit ka vazhduar qëndrimin në ‘shtëpinë’ e tij edhe për dy sezone të radhës, pasi edicioneve të kaluara me shumë sukses.
Numri “7” i skuadrës është gjithashtu edhe reprezentues i rregullt i moshave të Përfaqësueses së Kosovës.
Zgjatjen e bashkëpunimit me Bilallin e ka prezantuar drejtori sportiv Ertan Demiri, i cili njëherit i dëshiroi shumë suksese futbollistit.
Zyra për shtyp,
23 Qershor, 2024