Komunikatë zyrtare | Redi Kasa i bashkohet Gjilanit - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Redi Kasa i bashkohet Gjilanit

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me Klubin Futbollistik Egnatia për transferimin e futbollistit Redi Kasa me karton të plotë.

Kasa i është bashkuar Gjilanit nga kampionët e Shqipërisë duke mbyllur një tjetër aventurë pas asaj të fitimit të titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë.

23 vjeçari i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë ka qenë pjesë e klubeve si NK Olimpija në Slloveni, Septemvri Sofia dhe Tsarsko Selo në Bullgari.

Kasa është produkt i akademisë së gjigantit italian Parma, derisa kishte debutuar me ekipin e parë në vitin 2021.

Të gjithë gjithë në Sport Club Gjilani e mirëpresin Redin dhe i urojnë suksese në zgjedhjen sportive që ka bërë.

Zyra për shtyp,
14 Korrik, 2025