Komunikatë zyrtare | Vokli Laroshi pjesë e re te Gjilani - SC GJILANI

Komunikatë zyrtare | Vokli Laroshi pjesë e re te Gjilani

Sport Club Gjilani me kënaqësi njofton se ka arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Vokli Laroshi.

Gardiani 23 vjeçar nga Tirana ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë pjesë të klubit tonë deri në verën e vitit 2027.

Laroshi vjen nga klubi i Llapit në Kosovë, derisa karrierë ka bërë edhe te ekipi i Partizanit nga Tirana në Kategorinë Superiore. Gjithashtu, ai ka qenë edhe pjesë e grumbullimit të ekipi kombëtar të Shqipërisë U21.

Ai i është bashkuar menjëherë ekipit në seancat stërvitore, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik.

Duke falenderuar Voklin për besimin, të gjithë në Sport Club Gjilani i urojnë suksese në zgjedhjen e bërë.

Zyra për shtyp,
12 Korrik, 2025