Kryetrajneri Ardian Nuhiu dhe futbollisti Armend Thaqi do të paraqiten në konferencën për shtyp të organizuar në prag të sfidës kampionale ndaj FC Prishtina.
Pas seancës së fundit stërvitore e cila do të realizohet të shtunën, para gazetarëve do të jenë Ardian Nuhiu, shef i shtabit teknik dhe Armend Thaqi futbollist.
Nga ora 12.30 do të filloj konferenca me mediumet të cilat do jenë të pranishme për të mësuar më shumë rreth përgatitjeve të skuadrës para duelit të radhës në kampionat.
Konferenca mbahet në ambientet e klubit (Stadiumi ndihmës, “Rruga e Kumanovës” pn).
Zyra për media
27 Shtator, 2024