Konfirmohet miqësorja me CSKA Sofia në Stadiumin Nacional "Vasil Levski" - SC GJILANI

Konfirmohet miqësorja me CSKA Sofia në Stadiumin Nacional “Vasil Levski”

Ekipi ka arritur në Bansko të Bullgarisë për të vijuar me fazën përgatitore për edicionin 24/25. Gjithë grupi është i bashkuar dhe është vënë nën urdhërat e stafit teknik, derisa në plan janë për t’u zhvilluar edhe katër duele kontrolluese.

Kundërshtari parë në tokën bullgare do të jetë CSKA Sofia. Ekipi ikonik i vendit me 31 trofe të fituar, 21 kupa të fituara dhe katër Superkupa do jetë një test i vërtetë për të besuarit e Ardian Nuhiut.

Përballja do të zhvillohet në Stadiumin Nacional “Vasil Levski” në Sofje me fillim nga ora 18:00.

Dyert e stadiumit do të jenë të hapura për gjithë tifozët.

CSKA Sofia v. Gjilani
14 Korrik, 2024
18:00
Nacional Stadium “Vasil Levski” – Sofia