Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Ferizajt, i cili njëherit do jetë i fundit për pjesën e parë të kampionatit në Albi Mall Superligë.
Duke lënë prapa fitoren në vikendin që lëmë pas ndaj rivalit lokal Drita, ekipi është përqendruar maksimalisht në udhëtimin e vështirë që pritet ta ketë ndaj Ferizajt.
Fokusi ka qenë prezent vetëm në duelin ndaj e radhës kampional, derisa grupi ka stërvitur në gjithë paraditen e javës.
Pavarësisht mungesave që priten të jenë për shkak të suspendimeve me karton dhe për shkak të gjendjes gripoze të disa futbollistëve, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe të vetëdishëm për rëndësinë e pikëve nga kjo përballje.
Në mëngjesin e së premtes skuadra ka zhvilluar edhe provën e fundit gjenerale dhe është gati për ballafaqimin ndaj Ferizajt, i fundit për stinorin vjeshtor të kampionatit.
Ballafaqimi ndërmjet Gjilanit dhe Ferizajt pritet të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.