Vikendi ka qenë i lirë për ndeshje kampionale për shkak të pushimit të kombëtareve, mirëpo jo edhe për seancat stërvitore. Ekipi ka vijuar në normalitet punën në përgatitjet për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Dritës.
Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik me futbollistët e ardhur nga faza e rehabilitimit. Robert Rrahmani dhe Leon Miftari janë stërvitur në normalitet me pjesën tjetër të grupit.
Stërvitjet janë zhvilluar gjatë orëve të pasdites me klimën që ka qenë e ndryshuar ditë pas dite, por ambienti ka qenë tejet pozitiv dhe ngrohës.
Futbollistët janë parë në disponim dhe kanë qenë të përqendruar në punë.
Gjatë ditëve në vijim skuadra do të realizoj edhe dy seanca stërvitore deri të arrinë te ndeshje e radhës kampionale, takim ky që zhvillohet në mesjavë.