Mezani: Do ta bëjmë të pamundurën që kjo të jetë finalja e fundit - SC GJILANI

Mezani: Do ta bëjmë të pamundurën që kjo të jetë finalja e fundit

Gentjan Mezani ka vlerësuar lartë kundërshtarin e së shtunës Dukagjinin në konferencën për shtyp para gazetarëve në prag të takimit, i cili pritet të zhvillohet në Klinë.

I pari i shtabit teknik ka deklaruar se e kanë përgatitur sfidën, pasi që përballë do të kenë një kundërshtarë tejet të vështirë.

“Kemi përballë një ndeshje jashtëzakonisht të fuqishme të cilën shpresoj dhe uroj që gjatë këtyre ditëve ta kemi organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme siç edhe jemi fokusuar në gjithë javët e shkuara. Kemi përballë një skuadër që është shumë e fortë në fushën e vet e që është shumë e vështirë ta mposhtësh”.

Më pas ai ka deklaruar se do të bëjnë të pamundurën që kjo të jetë finalja e fundit e këtij kampionati.

Do të bëjmë të pamundurën pasi, tashmë dihet, i vetmi rezultat është fitorja. Do të jemi të gatshëm për ta zhvilluar këtë ndeshje dhe për të marrë maksimumin”.

Gjilani udhëton të shtunën më 25 Maj për t’u përballur me Dukagjinin në Klinë, në takimin që fillon nga ora 15:00 në “18 Qershori”.