Skuadra ka triumfuar përballë Ballkanit në duelin e parë kontrollues në kuadër të fazës përgatitore për edicionin e ri futbollistik.
Në duelin e zhvilluar në kampin nacional në Hajvali, ekipi tregoi shenja tejet pozitive duke dominuar për pjesën më të madhe të ndeshjes, të cilën e kurorëzoi me gol Mehdi Çoba, futbollisti i ardhur në këtë afat kalimtar nga Vllaznia e Shkodrës.
Ndeshja u zhvillua para një numri të konsiderueshëm të tifozëve të cilët panë një ndeshje tejet të hapur dhe me raste të shumta shënimi. Për tu veçuar është edhe pritja e penaltisë së ‘gardianit’ Vokli Laroshi në minutën e 85-të të ndeshjes, derisa priti goditjen e Giovanit.
Ky ishte dueli i parë kontrollues për skuadrën, që pas dy ditësh merr rrugë për në Bansko të Bullgarisë, me ç’rast do ti zhvillojë edhe katër duele të tjera kontrolluese.
Përbërja: Bllaca, Thaqi (C), Adili, Krivanjeva, Ibrahimi, Taipi, Boshnjaku, Morina, Prapashtica, Basa, Aganspahic.
Në pjesën e dytë u aktivizuan: Laroshi, Kqiku (C), Zebic, Reçi, Bilali, Sadiku, Rrahmani, Çoba, Kasa, Jarovic.