Njoftim zyrtar | Mbyllet kapitulli me futbollistin Redi Kasa - SC GJILANI

Njoftim zyrtar | Mbyllet kapitulli me futbollistin Redi Kasa

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik se, me marrëveshje të ndërsjellë, është arritur ndërprerja e parakohshme e kontratës me futbollistin Redi Kasa.

Redi Kasa iu bashkua SC Gjilanit në verën e vitit të kaluar nga Egnatia dhe gjatë periudhës së angazhimit të tij me klubin, ai u paraqit në 7 ndeshje kampionale si dhe në 1 ndeshje të Kupës.

Sport Club Gjilani e falënderon futbollistin Redi Kasa për kontributin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së qëndrimit në klub dhe i uron shumë suksese në vazhdimësinë e karrierës së tij sportive.

Zyra për Informim dhe Komunikim
03 Shkurt, 2026