Njoftim zyrtar për bashkëpunim | "Geci Law Firm L.L.C" merr autorizimin për ta përfaqësuar juridikisht Sport Club Gjilanin - SC GJILANI

Njoftim zyrtar për bashkëpunim | “Geci Law Firm L.L.C” merr autorizimin për ta përfaqësuar juridikisht Sport Club Gjilanin

Sport Club Gjilani njofton opinionin publik, tifozët dhe partnerët e saj se ka zyrtarizuar bashkëpunimin me zyrën ligjore Geci Law Firm L.L.C, e përfaqësuar nga avokati Bert Geci.

Ky bashkëpunim synon ofrimin e mbështetjes dhe përfaqësimit profesional juridik për klubin, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta të praktikës ligjore. Përmes këtij partneriteti, Sport Club Gjilani do të ketë asistencë të specializuar në çështje kontraktuale, rregullative, disiplinore dhe të tjera me rëndësi për funksionimin dhe zhvillimin e klubit.

Ne besojmë se angazhimi i Geci Law Firm L.L.C dhe ekspertiza e avokatit Bert Geci do të kontribuojnë në forcimin e strukturës ligjore të klubit dhe në avancimin e objektivave tona strategjike.

Sport Club Gjilani mbetet i përkushtuar ndaj transparencës, profesionalizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, duke ndërtuar partneritete të besueshme që i shërbejnë rritjes dhe suksesit të klubit.

Zyra për informim dhe komunikim,
14 shkurt, 2026