Gjatë pauzës së Kombëtareve, ekipi ynë do të zbresë sërish në fushë për një test miqësor ndaj Bashkimit të Kumanovës.
Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 16 nëntor, në stadiumin ndihmës në Gjilan, me fillim nga ora 13:00.
Kjo përballje do t’i shërbejë trajnerit dhe lojtarëve për të ruajtur ritmin e lojës dhe për të përgatitur më mirë vazhdimin e sezonit.
Në fushë do të zbresin edhe futbollistët të cilët ishin të lënduar, përveçse Robert Rrahmanit, i cili po vijon me procesin e rikuperimit.
