Pauzën e kampionatit e shoqërojmë me ndeshje ndaj 21 vjeçarëve - SC GJILANI

Pauzën e kampionatit e shoqërojmë me ndeshje ndaj 21 vjeçarëve

Pauzën e kampionatit do ta shoqërojmë me një tjetër ndeshje kontrolluese ndaj ekipit të 21 vjeçarëve në këtë vikend.

  • Ekipi është stërvitur me intensitet gjatë gjithë javës
  • Redi Kasa, Shqiprim Taipi dhe Edison Kqiku vazhdojnë të stërviten individualisht
  • Haris Isufi nis vrapin në fillimin e javës së ardhshme

Skuadra ka stërvitur me intensitet të shtuar gjatë javës, duke shfrytëzuar pauzën e kampionatit në fillim të muajit shtator. Në vikend ekipi i parë do të përballet me ekipin e 21 vjeçarëve.

Futbollistët Redi Kasa, Shqiprim Taipi dhe Edison Kqiku vazhdojnë të stërviten të diferencuar nga pjesa tjetër e grupit me program të veçantë rikuperimi.

Haris Isufi do të bashkohet në javën e ardhshme me ekipin pas lëndimit të pësuar një javë më parë.