Ka përfunduar miqësorja e katërt në tokën bullgare me barazim pa gola, mirëpo me raste të shumta shënimi dhe përballje të forta brenda fushës së lojës.
Përballja me Hapoel Jerusalem ishte njëra ndër përballjet më interesante të zhvilluara në Bullgari gjatë fazës përgatitore për edicionin 2024/25.
Rrjetat heshtën, mirëpo jo dhe rastet e shumta për shënim, si dhe duelet e shumta në fushën e lojës.
Në këtë përballje janë paraqitur edhe futbollistët e rinj Rrezon Matoshi, Eldonit Shaqiri, Lazim Krasniqi e Lorent Rafuna, derisa mungoi kapiteni Edison Kqiku për shkak një shqetësimi të vogël muskular.
Pas ndeshjes ekipi është rikthyer në shtëpi duke mbyllur fazën përgatitore në Bullgari. Gjatë qëndrimit dy javor ekipi ka zhvilluar katër ndeshje kontrolluese.
Ekipi do të rikthehet në aksion në vikendin e radhës, derisa në prag të fillimit të kampionatit do të zhvillohet një tjetër duel kontrollues me Trepçën ’89 si kundërshtar.