Përfundon me sukses testi i dytë kontrollues i parasezonës - SC GJILANI

Përfundon me sukses testi i dytë kontrollues i parasezonës

Ekipi ka mbyllur testin e dytë parasezonal, teksa për rival pati skuadrën e Ferizajt. Ndeshja u zhvillua në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan dhe zgjoi kurreshtjen e një numri të madh tifozësh.

Pavarësisht rezultatit që mund të jetë në plan të dytë, të besuarit e Ardian Nuhiut shfaqën dëshirë dhe ambicje për ta triumfuar ndeshjen dhe këtë më së miri e dëshmon rikthimi i rezultatit në pjesën e dytë të lojës.

Edi Basa, Oltion Bilalli dhe Lazim Krasniqi lanë gjurmë në këtë përballje duke regjistruar golat e parë parasezonal.

Pas kësaj ndeshje ekipi do të marr rrugë drejt Banskos së Bullgarisë, me ç’rast do të vijoj fazën përgatitore për 14 ditë.

Gjilani 3-2 Ferizaj
Golashënues: Edi Basa 55′ Oltion Bilalli 57′ Lazim Krasniqi 87′
Stadiumi: Ndihmës me bari sintetik – Gjilan
Shikues: 450
Përbërja: Bllaca, Kqiku (C), Ramadani, Korqa, Martinaga, Kaçe, Shabani, Morina, Prapashtica, Bilalli, Ymeri.
Luajtën edhe: Haxhihamza, Roganovic, Ibrahimi, Bilali, Rrahmani, Basa, Krasniqi.