Prova e fundit gjenerale para sfidës kampionale kundër Ballkanit - SC GJILANI

Prova e fundit gjenerale para sfidës kampionale kundër Ballkanit

Vetëm 48 orë ishin në dispozicion për t’u përgatitur ekipi për duelin e radhës kampional përballë FC Ballkanit.

Pas sfidës në shtëpi përballë Llapit, ballafaqimi i radhës kampional është në derë për të besuarit e Ardian Nuhiut. Këtë të hënë ‘të kuqtë’ realizuan edhe provën e fundit gjenerale para duelit të së martes në Suharekë.

Disponimi ishte prezent në stërvitjen e fundit te futbollistët, të cilët janë të gatshëm edhe për këtë takim.

Gjithë futbollistët janë në dispozicion të stafit teknik duke përfshirë edhe Jamal Arago dhe Besir Ramadanin, të cilët munguan në ndeshjen e fundit për shkak të suspendimit të kartonëve.

Si asnjëherë më parë këtë edicion, grupi udhëton i kompletuar në udhëtimin drejt Suharekës, atje ku i pret kampioni në fuqi Ballkani.

Në sfidën e parë kampionale të xhiros së dytë takimi në Gjilan kishte përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1.