Aridon Bllaca po vijon me procesin e rikuperimit nga lëndimi që pësoi javë më parë, derisa pritet të jetë i gatshëm të filloj edhe me pjesën tjetër të grupit.
‘Gardiani’ 23 vjeçar kishte pësuar një zgjatje të ligamentit gjatë qëndrimit në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë, ndërkohet që kishte vijuar me rikuperimin.
Prej ditësh Bllaca ka shtuar intensitetin e punës dhe rikthimi në fushën e blertë duket shumë i afërt.
Pas shumë kohësh ai pritet të bashkohet me pjesën tjetër të grupit, ndërkohë që gjithashtu do të mund të jetë i gatshëm për duelin kampional ndaj FC Feronikeli ’74, i cili zhvillohet në vikendin e ardhshëm.
Zyra për media,
05 Shtator, 2024