Tjetër performancë fantastike e skuadrës ‘kuqebardh’, teksa në udhëtim barazon me kampionin në fuqi Ballkanin (3-3).
Ndonëse ndeshja nuk nisi në mënyrën më të mirë të mundshme duke pranuar gol në minutën e pestë të ndeshjes, i cili u realizua nga reprezentuesi i Kosovës, Lindon Emërllahu.
Skuadra mori shpejtë ndeshjen nën kontroll dhe filloi ofanzivën. Edi Basa në minutën e dhjetë dhe Senad Jarovic në minutën e 14-të të ndeshjes patën mundësi për ta barazuar rezultatin, por në dy rastet ishte mbrojtësi i qendrës Gentrit Halili, ai i cili e devijoi topin në fundore.
Goli nuk vonoi shumë, teksa erdhi në minutën e 15-të me Armend Thaqi, i cili pas një veprimi individual gjuajti bukur në këndin e majtë të portës së Enea Koliçit dhe e detyroi ta nxjerrë topin nga rrjeta.
Pavarësisht goli të barazimit, ekipi kërkoi me ngulm që brenda dhomave të zhveshjes të shkon me epërsi. Këtë gjë ia dolën ta bënin, derisa Edi Basa realizoi në minutën e 40-të të ndeshjes pas asistimit të Senad Jarovic.
Me epërsinë e një goli ‘kuqebardhët’ shkuan në pushimin mes pjesëve.
Në faraksionin e dytë të lojes kishte gjithçka. Penalti, gola dhe kartonë dy ngjyrësh. Ballkani mori iniciativën në këtë fraksion derisa gjeti shpejtë rrugën drejt rrjetës me Giovanni Manson Riberion dhe Bernard Karricën, me këtë të fundit, i cili realizoi nga një penalti tejet diskutabile.
Megjithatë, ekipi nuk u zmbraps dhe arriti ta gjej golin e barazimit. Fillimisht Senad Jarovic pati një mundësi të mirë shënimi, por që u pengua nga mbrojtësi i inkuadrua Elmando Gjini, i cili njëherit u ndëshkua me karton të kuq. Nga ndërprerja afër portës gjuajti Armend Thaqi, por goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Goli i shumëkërkuar erdhi tek në minutën e pestë shtesë me autor Armend Thaqi. Numri dy i skuadrës realizoi nga pika e bardhë, pasi që paraprakisht brenda zonës ishte penguar Marko Roganovic nga Arbër Potoku.
Koha nuk premtoi shumë për të kërkuar më tepër nga kjo ndeshje, duke zgjatur dorën me vendasit për rezultatin e barabartë nga kjo ndeshje.
FT: FC Ballkani 3-3 SC Gjilani
Golashënues: Armend Thaqi 15′ 90+5′, Edi Basa 40′
Të ndëshkuar: Robert Rrahmani, Sabit Bilali
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Përbërja: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Jamal, Ibrahimi, Shabani (C), Bilali (82′ Kaçe), Rrahmani (71′ Morina), Bilalli (71′ Prapashtica), Basa (62′ Kqiku), Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.