Raporti | Drita 1:1 Gjilani - SC GJILANI

Raporti | Drita 1:1 Gjilani

Akti i parë i derbit përballë rivalit lokal Drita është mbyllur pa fitues, me dy skuadrat që kanë arritur të shënojnë jo më shumë se një herë në portat rrespektive.

Ekipi e nisi ndeshjen me ritëm dhe kërkoi drejt portës kundërshtare në minutat e para të ndeshjes, por pa arritur të rrezikoj seriozisht. Pasi kaluan gjysmë ore lojë, të besuarit e Ardian Nuhiut e gjetën vetën në disavantazh, derisa nga një gjysmërast pësojnë gol.

Megjithatë, ‘të kuqtë’ treguan edhe njëherë karakter, derisa rrezikuan dhe arritën ta barazonin rezultatin në fundin e fraksionit të parë. Armend Thaqi ishte i saktë nga pika e bardhë, të cilën më parë e kishte fituar kapiteni Edison Kqiku brenda zonës, pasi që ishte penguar në mënyrë të palejuar nga Melos Zenunaj.

Në pjesën e dytë të lojës ekipi pati gjithashtu mundësi të mira shënimi, por të inkuadruarit në pjesën e dytë të lojës, Edi Basa dhe Senad Jarovic nuk arritën ta dërgonin topin drejt rrjetës.

Ndeshja u mbyll pa fitues, me skuadrën që merr pikën e nëntë kampionale.

FT: FC Drita 1-1 SC Gjilani
Golashënues: Armend Thaqi 45+2′
Të ndëshkuar: Oltion Bilalli, Robert Rrahmani, Armend Thaqi, Blerind Morina, Besir rRamadani, 
Stadiumi ndihmës në Gjilan

Përbërja: Haxhihamza, Thaqi, Ramadani, Jamal, Ibrahimi, Bilali (Morina 72′), Shabani, Rrahmani (Krasniqi 90+2′), Kqiku (Martinaga 81′), Prapashtica (Basa 45′), Bilalli (Jarovic 45′). Kryetrajner: Ardian Nuhiu.