Ekipi nuk shkon më shumë se një barazim nga dueli i së shtunës në shtëpi përballë Suharekës ’23.
Pavarësisht se skuadra e nisi ndeshjen me motiv dhe iniciativë duke u afruar ndjeshëm portës kundërshtare, gabimet individuale, sidomos në repartin defansiv janë determinues për ekipin.
Një top i kthyer gabimisht nga mbrojtësi i qendrës Arago Jamal drejt portës përfundon në këmbët e futbollistit Nikola Stijepovic, i cili realizon për epërsinë e miqve (0-1).
Megjithatë, goli nuk demoralizoi “furinë e kuqe”, pasi që pesë minuta më pas, një veprim individual brenda zonës i sulmuesit Senad Jarovic përfundon në rrjetën e portës së Betim Halimit (1-1).
Fraksioni i parë i ndeshjes përfundoi me shifrat e barabarta, ndërkohë 45 minutat e dyta ishin zjarr për skuadrën, pavarësisht që nuk arriti të realizonte më.
Një kombinim fantastik brenda zonës ndërmjet Senad Jarovic dhe Robert Rrahmani për pak sa nuk përfundoi në gol. Ndodhi kjo në minutën e 56-të të ndeshjes.
Edi Basa pati një rast ideal për të shënuar në minutën e 66-të, derisa i vetëm me ‘gardianin’ Halimi, godet traversën, duke shpërdoruar kështu mundësi të artë.
Rast të pastër për të realizuar pati edhe zëvendësuesi Kushtrim Shabani, i cili gjuajti me kokë nga afërsia vetëm jashtë portës. Ishte Albin Prapashtica ai që harkoi për Shabanin në minutën e pestë shtesë, mirëpo që i njejti nuk arriti ta dërgonte topin drejt rrjetës.
Ishte barazimi i katërt kampional për skuadrën e drejtuar nga Ardian Nuhiu.
FT: SC Gjilani 1-1 Suhareka
Golashënues: Senad Jarovic 36′
Të ndëshkuar: Sabit Bilali, Blerind Morina, Kenan Haxhihamza
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Përbërja: Haxhihamza, Thaqi, Roganovic, Jamal, Ibrahimi, Bilali, Morina (87′ Ymeri), Rrahmani (79′ Shabani), Bilalli (56′ Prapashtica), Basa (87′ Krasniqi), Jarovic. Kryetrajner: Ardian Nuhiu.