Skuadra është rikthyer në stërvitje pas ditës së martë, e cila ishte pushim për futbollistët.
Grupi është vënë në dispozicion të kryetrajnerit Debatik Curri për duelin e fundjavës ndaj Drenicës në “Bajram Aliu”. Besart Krivanjeva dhe Ennur Totre kanë ndjerë shqetësime muskulare dhe nuk kanë qenë pjesë e seancës, ndërkohë pjesa tjetër ishin të gatshëm.
Për këtë ndeshje do të mungojë edhe mbrojtësi i qendrës Mario Zebic, i cili në sfidën e fundit ndaj Ferizajt u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Takimin e parë e kishte fituar Drenica në Gjilan me rezultat minimal 1-0.
