SC Gjilani 2-1 FC Ballkani | Superliga U19 - SC GJILANI

SC Gjilani 2-1 FC Ballkani | Superliga U19

Ekipi i 19 vjeçarëve ka regjistruar fitoren e parë kampionale këtë edicion garash, derisa në kuadër të xhiros së katërt kanë triumfuar në shtëpi ndaj FC Ballkani (2-1).

  • Fitorja e parë kampionale vjen në shtëpi
  • Nexhat Fejzullai dhe Lis Qerimi kanë realizuar golat e parë sezonal
  • Dueli i radhës përballë Dukagjinit në udhëtim

Skuadra e drejtuar nga Bers Ramadani ka marrë fitoren e parë sezonale, derisa ka mposhtur Ballkanin në shtëpi me rezultat 2-1. Nexhat Fejzullai ka realizuar golin e parë në ndeshje në minutën e fundit të kohës së rregullt në pjesën e parë, derisa Lis Qerimi ka shënuar në fillimin e pjesës së dytë (51′).

Mysafirët realizuan golin e vetëm në ndeshje pak minuta para fundit (83′) përmes Festlind Graishtës.

Pikët e para kampionale për ‘kuqebardhët’ të cilët sfidën e radhës kampionale e zhvillojnë përballë Dukagjinit në Klinë.

Të dhënat:

SC Gjilani – FC Ballkani 2:1 (1:0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Ermal Veseli, Donat Maliqi, Yll Pireva
Golashënues: Nexhat Fejzullai (45′), Lis Qerimi (51′) | Festlind Graishta (83′)

Përbërja:
Luma, Isaki, Hyseni, Miftari, Sadiku (90+2′ Spahiu), Kadriu (73′ Azemi), Hasani (C), Isufi (74′ Kallaba), Qerimi (68′ Emini), Fejzullai, Muharremi. Kryetrajner: Bers Ramadani
Të ndëshkuar: Erd Hyseni, Drin Sadiku, Venis Luma, Selami Azemi, Bers Ramadani (Kryetrajner)