SC Gjilani 2-1 FC Bundokyor | Miqësore - SC GJILANI

SC Gjilani 2-1 FC Bundokyor | Miqësore

Oltion Bilali me dy golësh ka vendosur sfidën e tretë kontrolluese në tokën turke, derisa kundërshtari i radhës ishte ekipi i njohur Bundokyor nga Kazakistani.

  • Oltion Bilalli realizon dy golësh
  • Minuta për gjithë futbollistët
  • Miqësorja e katërt në horizont

Skuadra ka arritur të kalojë testin e radhës, derisa ka rikthyer rezultatin në ndeshjen ndaj Bundokyor (2-1). Pavarësisht që ekipi nuk e nisi mirë ndeshjen duke pranuar gol në minutën e pestë, rrjedha e lojës foli komplet për të besuarit e kryetarit Debatik Curri.

Oltion Bilalli gjeti rrugën drejt rrjetës derisa përfitoi nga një pasim i Lorik Boshnjakut në afërsi të zonës, derisa me një gjuajtje të saktë me të majtën qëlloi portën dhe barazoi rezultatin.

I njejti futbollist e gjeti cakun sërish, ketë herë në fillimin e pjesës së dytë, teksa këtë herë u shërbye nga Edi Basa.

Shtabi teknik inkuadroi gjithë futbollistët në minutën e 60-të të ndeshjes, derisa tempo dhe ritmi i lojës nuk u ndal për asnjë moment. Akpan, Morina dhe Prapashtica patën mundësi për të realizuar, por që rezultati mbeti i pandryshuar.

Ekipi do të ketë një tjetër test të radhës, teksa pas dy ditësh do të përballet me skuadrën Zimbru Chisinau nga Moldavia.

May be an image of ‎soccer, football and ‎text that says '‎JAKO C6O MO Can CELBAU ELBAU CE jarchiteiton JANO oMn ELBA archrtekta C ΦιμοΝΡα. JAKO 대방그 MO JAKO cen ELBAU GEL3 CELBAU Jarchıtekten MONOFOL CITY JANG م CELBAU Jarchitekter @MONOFLLOT JANO CRN JAKO csn ELBAU architekten architekter KAY ..... CELBAU chrtekten OPOLOTY CELBAU 10 美包 090 GMONOROL ၀၀ 39a 27階 فهلم JkA 33 33監 saga‎'‎‎


SC Gjilani – FC Bundokyor 2-1 (1-1)

Asteria Sport Center – Antalia
Të ndëshkuar: Besart Krivanjeva, Ennur Totre
Përbërja: 
Laroshi (60′ Matoshi), Ar. Thaqi (C) (60′ Kqiku), Zebic (60′ Adili), Krivanjeva (60′ As.Thaqi), Ibrahimi (60′ Abazi), Boshnjaku (60′ Sadiku), Taipi (60′ Bilali), Totre (60′ Morina), Bilalli (60′ Prapashtica), Basa (60′ Rrahmani), Jarovic (60′ Akpan. (Trajner: Debatik Curri.