SC Gjilani 2-1 FC Drita | Superliga U21 - SC GJILANI

SC Gjilani 2-1 FC Drita | Superliga U21

Skuadra e 21 vjeçarëve ka triumfuar në derbin e parë sezonal ndaj rivalit lokal Drita, falë dy rrjetave të gjetura nga Leart Kërqeli.

  • Fitore në derbin lokal
  • Leart Kërqeli shkëlqen me dy gola
  • Rrezon Matoshi në nivelin më të lartë të detyrës
  • 6 ditë, 3 ndeshje

Paraqitje me dy fytyra për futbollistët e ekipit të 21 vjeçarëve në derbin lokal ndaj Dritës, që u mjafton një pjesë e parë e shkëlqyer për ti marrë pikët e plota.

Leart Kërqeli me dy golësh, në minutën e 12-të dhe 29-të vendosi edhe epilogun final të kësaj sfide, duke u mundësuar kështu fitoren e katërt sezonale futbollistëve të drejtuar nga Trimnor Hasani.

Në pjesën e dytë të lojës, ndonëse edhe nga lodhja, “kuqebardhët” ulën tempon e lojës dhe si rrjedhojë mysafirët realizuan përmes futbollistit Engjëll Sylejmani. Por, kaq sa i përket historisë së kësaj ndeshje.

Me 14 pikë në tetë duelet e para “Skifterët” renditen në pozitën e dytë të klasifikimi.

Në kuadër të xhiros së nëntë, Gjilani udhëton në Hajvali për tu përballur me Prishtinën e Re.

Të dhënat:

SC Gjilani 2-1 FC Drita (2-0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani, Fatlum Jashari
Golashënues:
Leart Kërqeli (pen.) 12′, 19′ | Engjëll Sylejmani 55′
Përbërja:
Matoshi (C), Ahmeti, Aliu, Milazimi, Sherifi (73′ Hyseni), Halimi (82′ Hasani), Sadiku, Mehmeti, Ferati (78′ Ramadani), Isufi, Kërqeli. Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Ermal Sadiku, Leart Kërqeli