SC Gjilani 2-2 FC Malisheva | Superliga U21 - SC GJILANI

SC Gjilani 2-2 FC Malisheva | Superliga U21

Skuadra e 21 vjeçarëve është ndalur në shtëpi nga Malisheva, duke shpërdorur një mundësi të mirë për të marrë pikët e plota, teksa ndëshkohen në minutat e fundit të ndeshjes (2-2).

  • Ekipi u ndëshkua në minutat e fundit të lojës, teksa po priste rikthimin e topit fair-play nga kundërshtari
  • Ky është barazimi i parë këtë edicion garash
  • Elton Isufi dhe Tefik Ramadani vazhdojnë shkëlqimin me realizimin e golave

Dueli i xhiros së katërt në Superligën e 21 vjeçarëve ndërmjet SC Gjilani dhe FC Malisheva ka përfunduar me shifra të barabarta (2-2). Një ndeshje që prodhoi gola dhe raste të shumta shënimi.

Mysafirët avansuan në pjesën e parë përmes Krenar Dulajt (35′), ndërkohë që vendasit u rikthyen në lojë me golin e Elton Isufit (51′), teksa ishte Tefik Ramadani (77′) ai i cili u përkujdes për epërsinë e parë të vendasve në këtë ndeshje.

“Kuqebardhët” e lëshuan fitoren nga duart në minutat e fundit të ndeshjes, teksa po prisnin nga futbollistët mysafir ta rikthenin topin fair-play. Arian Telaku realizoi nga afërsia në fundin e ndeshjes (88′) për ti vënë epilogun final kësaj sfide.

Në kuadër të xhiros së pestë, gjilanasit do të udhëtojnë drejt Ferizajt për t’u përballur me Ujqërit.

Të dhënat:

SC Gjilani 2-2 FC Malisheva (0-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar:
Mentor Ajeti, Fatmir Sekiraqa, Edmond Zeqiri
Golashënues: 
Elton Isufi, Tefik Ramadani
Përbërja:
Matoshi (C), Ahmeti, Aliu, Milazimi (90′ Basha), Sherifi (45′ Hyseni), Halimi (58′ Ramadani), Mehmeti, Sadiku, Kërqeli, H.Isufi (58′ Ferati), E.Isufi. Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Tefik Ramadani