21 vjeçarët rikthehen te fitorja, derisa në kuadër të xhiros së tretë në Superligën U21 kanë triumfuar përballë Prishtinës me rezultat bindës 5-0.
- Elton Isufi vazhdon me gola aty ku mbeti
- Altin Ferati realizon hat-trick
- Rrezon Matoshi asiston te goli tretë i skuadrës
- Eldin Ramani debuton me kuqebardhët
Pas disfatës në xhiron e shkuar, ekipi është rikthyer drejt suksesi, pasi që në shtëpi ka mposhtur Prishtinën me rezultat bindës prej pesë golash dallim.
Elton Isufi e hapi serinë e golave në pjesën e parë, për të vijuar më pas edhe me një tjetër në pjesën e dytë. Krejt kjo, para se Altin Ferati të shënoj tre gola radhazi dhe ta bëj fitoren edhe më bindëse. Në golin e tretë të cilin e realizoi ekipi kontriboi edhe ‘gardiani’ Rrezon Matoshi me një pasim fantastik nga porta e tij.
Në kuadër të xhiros së ardhshme Gjilani do të përballet me Malishevën, në një sfidë e cila zhvillohet sërish në shtëpi.
Të dhënat:
SC Gjilani 5-0 FC Prishtina 5:0 (1:0)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Mervan Bejtullahi, Fatlum Jashari, Zgjim Rahimi
Golashënues: Elton Isufi, Altin Ferati
Përbërja: Matoshi, Ahmeti, Aliu, Milazimi (73′ Ramani), Sherifi (68′ Sadiku), Halimi, Mehmeti (C), Kërqeli (59′ Hasani), Ferati (68′ Fejzullai), Isufi (73′ Azemi), Ramadani. Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Erion Aliu, Lisijon Mehmeti