SC Gjilani 6-2 KF Dukagjini | Superliga U21 - SC GJILANI

SC Gjilani 6-2 KF Dukagjini | Superliga U21

Fitorja më e thellë e këtij edicioni vjen në përballje me Dukagjinin, derisa “kuqebardhët” realizojnë plot gjashtë gola në një ndeshje me raste të shumta shënimi.

  • Fitorja e gjashtë sezonale
  • Pozita e tretë në klasifikim
  • Sulmi i dytë më i miri në kampionat
  • Elton Isufi realizon hat-trick

Skuadra e 21 vjeçarëve ka regjistruar fitoren e gjashtë sezonale, duke triumfuar përballë Dukagjinit në kuadër të xhiros së 12-të në kampionatin elitar.

Kjo ndeshje kaloi në regjinë e sulmuesit Elton Isufi, i cili realizoi hat-trick, duke e rigjetur rrugën drejt rrjetës. Erion Aliu në pjesën e parë, Altin Ferati dhe Leart Kërqeli në pjesën e dytë kontribuan me nga një gol për ta bërë këtë fitore sa më bindëse.

Nga minuta e parë u paraqiten edhe portieri Rrezon Matoshi dhe sulmuesi Haris Isufi, të cilët patën paraqitje pozitive.

Pas 12-të javëve, ekipi që drejtohet nga Trimnor Hasani pozicionohet në pozitën e tretë të klasifikimit me 20 pikë, ndërkohë që në kuadër të xhiros së radhës përballet me Prishtinën në Bërnicë.

Të dhënat:

SC Gjilani – KF Dukagjini 6:2 (1:1)
Stadiumi i qytetit në Gjilan
Gjyqtar:
Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani, Enis Bejtullahu
Golashënues:
Erion Aliu, Elton Isufi x3, Altin Ferati, Leart Kërqeli
Përbërja:
Matoshi (C), Ahmeti, Aliu, Milazimi (57′ Ferati), Sherifi (55′ D.Sadiku), Halimi, E.Sadiku, Mehmeti, H.Isufi (83′ Ibrahimi), Kërqeli (83′ Azemi), E.Isufi. Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Adonit Ahmeti