Fitore me goleadë e kuqebardhëve përballë Ferizajt në ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor në Superligën U21.
- Plot gjashtë gola për herë të dytë në këtë sezonë
- Pozita e tretë në klasifikim
- Sulmi i dytë më i miri në kampionat
Skuadra e 21 vjeçarëve ka shënuar fitore bindëse në kuadër të xhiros së fundit të stinorit vjeshtor përballë Ferizajt në shtëpi (6-3).
Në këtë përballje shkëlqyen Ermal Sadiku dhe Haris Isufi të cilën realizuan nga dy golësh, ndërkohë që Leart Kërqeli dhe Riol Hasani qëlluan nga një herë tjetër.
Pas 14-të xhirove, ekipi i udhëhequr nga Trimnor Hasani regjistron tetë fitore, dy barazime dhe katër disfata me një golaverash prej 37 golave të shënuar dhe 22 të pranuar.

Të dhënat:
SC Gjilani – FC Ferizaj 6-3 (1-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: Mervan Bejtullahu, Hekuran Osmani, Pashtrik Burrniku
Golashënues: Ermal Sadiku 45′, 55′, Haris Isufi 66′, 80′, Leart Kërqeli 85′, Riol Hasani 90+2′ | Artim Kurtaj 14′, Alban Neziri 54′, Rrezon Ramusa 75′
Përbërja: Maliqi, Ahmeti, Milazimi, Sherifi (81′ Sherifi), Halimi (45′ H.Isufi), E.Sadiku, Mehmeti, Leard Kërqeli (76′ D.Sadiku), Ferati (76′ Hasani), Leart Kërqeli, E.Isufi (86′ Azemi). Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Trimnor Hasani KT
