NDESHJA | SC GJILANI DHE FERONIKELI ’74 NDAJNË PIKËT NË GJILAN

NDESHJA | SC GJILANI DHE FERONIKELI ’74 NDAJNË PIKËT NË GJILAN

SC Gjilani ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të xhiros së 30-të në elitën e futbollit kosovar.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutët e parë të ndeshjes, duke kaluar në avantazh falë golit të Senad Jarovic i cili shënoi për 1-0.

Feronikeli arriti që të barazojë shifrat në minutën e 36-të, dhe këtë e bën përmes Bachare Razak i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Alban Shabanit.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet u vunë në kërkim të golit e fitores dhe patën rastet e tyre për shënim, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola dhe të dyja ekipet u desh që të pajtoheshin me nga një pikë nga ky takim.

Gjilani mbetet në pozitën e shtatë me 34 pikë të tubuara, ndërsa Feronikeli një pozitë më poshtë me 31 sosh.

Ky barazim e bën edhe më të ashpër luftën për të mbijetuar në elitën e futbollit të Kosovës, teksa nuk kanë mbetur edhe shumë javë para përfundimit të kampionatit.