Skuadra ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit të fundjavës në shtëpi ndaj Malishevës.
Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik gjatë gjithë javës, përpos kapitenit Edison Kqiku dhe Hamdi Namanit, të cilët e humbasin këtë sfidë për shkak të lëndimit.
I gatshëm për këtë përballje pritet të jetë sulmuesi Senad Jarovic, i cili kishte munguar në duelin e javës së shkuar ndaj Prishtinës për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (4).
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan. Në dy duelet e para, secila nga skuadrat kishte marrë nga një fitore.
