Pas përfundimit të ndeshjes miqësore ndaj skuadrës së Arkadag, ekipi ka vendosur ta shfrytëzojë paraditen për një aktivitet ndryshe, larg fushës së futbollit.
Futbollistët, të pajisur me biçikleta, kanë eksploruar peizazhet e mrekullueshme të qytetit malor të Banskos, duke ndjekur rrugicat panoramike që përshkojnë natyrën e qetë dhe të freskët të zonës.
Të ndarë në dy grupe, lojtarët kanë përshkuar shtigje të ndryshme, duke u ndalur herë pas here për të shijuar pamjet. Gjatë rrugës, një nga grupet ka zbuluar edhe një burim natyral uji, ku të gjithë janë ndalur për t’u rifreskuar dhe rigjeneruar pas përpjekjeve të ditës.
Ky aktivitet ka shërbyer jo vetëm si një mënyrë për relaksim dhe rikuperim fizik, por edhe për të forcuar shpirtin e grupit dhe bashkëpunimin mes lojtarëve në një atmosferë miqësore e pozitive.