Skuadra në ritëm të plotë, gati edhe miqësorja me Ballkanin në mesjavë - SC GJILANI

Skuadra në ritëm të plotë, gati edhe miqësorja me Ballkanin në mesjavë

Pas duelit kontrollues me ekipin e 21 vjeçarëve në vikend, ekipi është rikthyer të punoj me kapacitet të plotë nga fillimi i javës, derisa e pret edhe dueli i parë kontrollues.

Të martën më 15 Korrik, skuadra do të përballet me Ballkanin në kampin nacional në Hajvali. Ky takim zhvillohet nga ora 18:00.

Pas kësaj ndeshje ekipi do të shkoj në pushim, derisa të enjten më 17 Korrik do të udhëtoj drejt Banskos së Bullgarisë për të vijuar me fazën përgatitore.

Gjatë qëndrimit në tokën bullgare, ekipi do t’i zhvilloj edhe katër duele kontrolluese dhe më pas do të rikthehet në Kosovë.