Pas duelit kampional të fundjavës, ekipi ka filluar menjëherë përgatitjet për ndeshjen e kupës ndaj Lirisë këtë të enjte.
Grupi ka qenë i motivuar në seancat stërvitore pas vikendit, ndërkohë që pritet me entuziasëm takimi i mesjavës ndaj Lirisë së Prizrenit. Për Gjilanin kjo do jetë një tjetër ndeshje e rëndësishme drejt objektivit që është vënë para fillimit të edicionit.
Gjithë futbollistët do të jenë në dispozicion të stafit teknik, ndërkohë që të mërkurën do të zhvillohet edhe seanca e fundit stërvitore në prag të përballjes më bardhezinjtë, ekip me të cilin ishim ballafaquar edhe në edicionin e kaluar në ndeshjen e cila përfundoi me rezultat të thellë 4-1.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Lirisë do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.
