Pas pushimit që pasoi me ndeshjet e kombëtareve kuqebardhët janë kthyer në stërvitje pasditen e së mërkurës, duke zhvilluar seancën e parë në përgatitje për duelin e fundjavës ndaj Malishevës.
- Ekipi rikthehet në përgatitje për ndeshjet kampionale
- Redi Kasa dhe Lorik Boshnjaku janë gati
- Edison Kqiku dhe Shqiprim Taipi presin dritën jeshile
Redi Kasa dhe Lorik Boshnjaku kanë lënë prapa lëndimet që kanë patur dhe janë bashkuar me grupin. Pjesa tjetër që vijnë nga infermieria, Edison Kqiku dhe Shqiprim Taipi vijojnë të stërviten në mënyrë individuale.
Skuadra do të vazhdojë punën deri të shtunën, sipas planprogramit të hartuar nga stafi teknik. Pauza kampionale ka ardhur në kohën e duhur, duke i dhënë ekipit mundësi për pak “frymë” pas një fillimi të ngjeshur sezoni, veçanërisht për shkak të mungesave në përbërje.