Skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen derbi me trajnerin Orhan Abdi - SC GJILANI

Skuadra vijon përgatitjet për ndeshjen derbi me trajnerin Orhan Abdi

Ekipi po vijon punën në normalitet dhe me ritëm, duke u bërë kështu gati për duelin e radhës kampional ndaj FC Dritës.

I gjithë fokusi është në përballjen e së hënës, derisa grupi është tejet i bashkuar, pavarësisht oscilimeve në këtë fillim kampionati. Në krye të ekipit është Orhan Abdi, përgatitësi atletik, i cili ishte pjesë e stafit të kryetrajnerit Ardian Nuhiu.

Abdi ka marrë përgjegjësinë e plotë për të bërë gati ekipin dhe për ta drejtuar ekipin deri në emërimin e shefit të ri të shtabit teknik.

Me ekipin nuk është duke punuar Robert Rrahmani për shkak të një shqetësimi abdominal, njësoj sikurse edhe Haris Isufi. Oltion Bilalli dhe Shqiprim Taipi po vijojnë të stërviten të diferencuar nga pjesa tjetër e grupit.

Lajm tejet pozitiv është rikthimi i sulmuesit Senad Jarovic, i cili mungoi në dy deshjet e fundit për shkak të shqetësimeve muskulare.

Skuadra do të mbajë edhe dy seanca stërvitore në vikend, para përballjes me rivalët lokal të hënën me fillim nga ora 15:00.