Sport Club Gjilani mirëpret Kryetarin Alban Hyseni në Kampin Dimëror në Antalia - SC GJILANI

Sport Club Gjilani mirëpret Kryetarin Alban Hyseni në Kampin Dimëror në Antalia

Sport Club Gjilani pati kënaqësinë dhe nderin të mirëpresë Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, gjatë vizitës së tij në kampin dimëror të ekipit që po mbahet në Antalia të Turqisë.

Vizita e Kryetarit Hyseni përfaqëson një mbështetje të rëndësishme morale dhe institucionale për klubin, stafin teknik dhe futbollistët, në një fazë kyçe të përgatitjeve për pjesën e dytë të sezonit garues. Gjatë qëndrimit në kamp, Kryetari u informua nga afër për kushtet e përgatitjes, punën profesionale të ekipit si dhe objektivat e klubit për të ardhmen.

Sport Club Gjilani e vlerëson lart përkrahjen e vazhdueshme të Kryetarit Alban Hyseni dhe të Komunës së Gjilanit ndaj sportit dhe futbollit në veçanti, duke besuar se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë të sjellë suksese dhe krenari për qytetin tonë.

Klubi i uron Kryetarit Hyseni mirëseardhje dhe e falënderon për vizitën, përkrahjen dhe interesimin e treguar ndaj Sport Club Gjilani.