Edicioni 2025/26 në Superligën e Kosovës për moshat e 19 vjeçarëve ka filluar këtë fundjavë, derisa skuadra ynë e Gjilanit pësoi minimalisht përballë Drenicë në udhëtim (2-1).
- Juniorët pësojnë disfatë në xhiron e parë kampionale të edicionit 25/26
- Debutojnë shumë futbollist të rinj të gjeneratës 2007/2008
- Fiton Kadriu realizon golin e parë sezonal
Në duelin e xhiros së dytë skuadra e drejtuar nga Bers Ramadani përballet me Llapin në shtëpi.
Të dhënat:
FC Drenica – SC Gjilani 2:1 (2:0)
Stadiumi ndihmës në Skenderaj
Gjyqtar: Ergin Zeneli, Arbër Balium, Behar Selmanaj,
Golashënues: Elvis Geci 2′, Riad Nuradini 41′ | Fiton Kadriu 65′
Përbërja: Luma, Ramani, Hyseni (Emini), Kallaba (55′ Miftari), Sadiku (62′ Basha), Kadriu, Hasani (C), Azemi (46′ Isufi), Qerimi, Fejzullai, Muharremi,
Të ndëshkuar: Eldin Ramani