Trepça '89 testi i fundit para fillimit të edicionit 2024/25 - SC GJILANI

Trepça ’89 testi i fundit para fillimit të edicionit 2024/25

Skuadra e Trepçës ’89 do të jetë testi i fundit për skuadrën e drejtuar nga Ardian Nuhiu para fillimit të edicionit 2024/25 në elitën e futbollit kosovar.

Kjo do të jetë miqësorja e shtatë parasezonale për kuqebardhët, të cilët në këtë duel do të jenë pa futbollistin Ardion Bllaca, Arago Jamal dhe Sabit Bilalin, i cili për shkak të gjendjes gripore nuk do jetë në dispozicion.

Ballafaqimi ndërmjet dy skuadrave do të zhvillohet në stadiumin kryesor të qytetit “Agim Ramadani – Katana” në Gjilan dhe fillon nga ora 17.30.

Dyert e stadiumit do të jenë të hapura për tifozët.