Gjilani 0-2 Dukagjini | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Gjilani 0-2 Dukagjini | AlbiMall Superliga

Skuadra lëshon një mundësi të artë për të vazhduar me rezultatet pozitive, derisa pëson në shtëpi nga Dukagjini me rezultat të pastër (0-2).

  • Humbja e katërt radhazi në shtëpi
  • Ndeshja e tretë kampionale pa shënuar gol
  • Rikthehet Redi Kasa

Dueli ndaj Dukagjinit ishte një mundësi e mirë për ekipin që të vazhdojë me formën pozitive të rezultateve, mirëpo kuqebardhët u mposhtën me rezultat të pastër në shtëpi.

Marrë në tërësi ndeshja ishte pa shumë raste shënimi, vonesa të jashtëzakonshme dhe të tepruara nga skuadra mysafire, si dhe vendimet kontraverse të gjyqtarit Genc Nuza.

Altin Merlaku në minutën e katërt dhe Basid Khalid në minutën e 85-të ishin autor të golave në një ndeshje që u mbyll pa shumë histori.

Në kuadër të xhiros së 12-të, Gjilani udhëton në kryeqytet për tu përballur me Prishtinën.

Të dhënat

SC Gjilani – KF Dukagjini 0-2 (0-1)
Stadiumi ndihmës në Gjilan
Gjyqtar: 
Genc Nuza, Bujar Selimaj, Kastriot Peci, Granit Pacolli, Erdall Zasella (VAR), Besnik Morina (AVAR)
Golashënues: Altin Merlaku 4′, Basid Khalid 84′
Përbërja: 
Laroshi, Thaqi (C), Adili, Zebic (45′ Krivanjeva), As.Thaqi (68′ Ibrahimi), Boshnjaku, Totre (45′ Bilali), Morina, Prapashtica, Basa (75′ Kasa), Jarovic. Trajner: Debatik Curri