Malisheva 1-2 Gjilani | AlbiMall Superliga - SC GJILANI

Malisheva 1-2 Gjilani | AlbiMall Superliga

Ekipi është rikthyer te fitoret, derisa ka triumfuar në “Liman Gegaj” përballë Malishevës në një ndeshje tejet të vështirë (1-2).

  • Ekipi rikthehet të fitoj pas dy vitesh në Malishevë
  • Jarovic dhe Morina përcaktues
  • Rikthehet Oltion Bilali pas gjashtë muajsh
  • Fitorja e tretë kampionale në udhëtim

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa Senad Jarovic shfrytëzoi në maksimum një pasim briliant nga Ennur Totre për ta zhbllokuar ndeshjen qysh në minutën e tretë (0-1).

Skuadra nuk ndali ritmin e lojës dhe krijoi në vazhdimësi raste shënimi, por golin e gjeti vetëm Blerind Morina, derisa gjuajti bukur me kokë pasi u asistua nga Edi Basa për ta dyfishuar rezultatin (0-2).

Fraksioni i parë i lojës nuk prodhoi raste të tjera shënimi, derisa drama ishte e rezervuar për 45 minutat e dyta.

Vendasit morën iniciativën, mirëpo rastet nuk munguan as nga të besuarit e Debatik Currit.

Senad Jarovic gjuajti bukur me kokë në fillimin e pjesës së dytë, derisa goditja e tij u ndal nga mbrojtësi Opeh.

Vendasit provuan përmes Altin Aliut në dy raste, mirëpo pa sukses. Mbrojtësi Opeh realizoi golin e nderit për Malishevën në fundin e ndeshjes.

Gjilani merr fitoren e katërt sezonale dhe të tretën në udhëtim, ndërkohë që në kuadër të xhiros së radhës do të përballet me Ferizajn në shtëpi.

Të dhënat

FC Malisheva – SC Gjilani 1-2 (0-2)
Stadiumi “Liman Gegaj” – Malishevë
Gjyqtar: 
Alban Shala, Fatmir Sekiraqa, Bekim Rama, Valon Bajgora, Eridon Podvorica (VAR), Arbnor Bullatovci (AVAR)
Golashënues: Opeh 90′ | Jarovic 3′, Morina 24′
Përbërja: 
Laroshi, Thaqi (C), Zebic, Krivanjeva, Ibrahimi, Boshnjaku, Totre (64′ Bilali), Morina (74′ Taipi), Prapashtica (85′ Kqiku), Basa (84′ Bilali), Jarovic. Trajner: Debatik Curri