FC Malisheva 1-4 SC Gjilani | Superliga U21 - SC GJILANI

FC Malisheva 1-4 SC Gjilani | Superliga U21

Fitore me stil dhe elegancë në Malishevë, për të regjistruar fitoren e shtatë sezonale në kampionatin e 21 vjeçarëve.

  • Katër gola për tre pikë
  • Erion Aliu vazhdon të realizojë
  • Flakzon Milazimi dhe Haris Isufi ia bëjnë sefte

Skuadra e 21 vjeçarëve ka performuar në mënyrë briliante në udhëtim përballë Malishevës me rezultat bindës 4-1.

Erion Aliu ka vazhduar me formën e mirë, derisa ka realizuar edhe njëherë tjetër, ndërkohë që sefte ia kanë bërë edhe Flakzon Milazimi dhe Haris Isufi, duke shënuar golat e parë në këtë edicion.

Me një gol dhe një asist kontriboi edhe Adonit Ahmeti, duke i dhënë vulën një paraqitje të shkëlqyer në “Liman Gegaj”. Golin e vetëm për vendasit e realizoi Haki Zogaj në fundin e ndeshjes.

Pas 13 xhirove të zhvilluar “kuqebardhët” e drejtuar nga Trimnor Hasani kanë grumbulluar 23 pikë. Shtatë fitore, dy barazime dhe katër disfata, me një golaverazh +12 gola. Gjithsej 31 të shënuar dhe 19 të pranuar.

Në xhiron e ardhshme ekipi e pret Ferizajn në shtëpi.

Të dhënat:

FC Malisheva – SC Gjilani 1-4 (0-2)
Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë
Gjyqtar:
Valon Bajgora, Bujar Selimaj, Gzim Mehmeti
Golashënues:
Haki Zogaj 86′ | Erion Aliu 31′, Adonit Ahmeti 35′, Flakzon Milazimi 63′, Haris Isufi 68′
Përbërja:
Matoshi (C) (Maliqi), Ahmeti, Aliu, Milazimi, Halimi, Sadiku (61′ Ferati), Mehmeti, Hasani, H.Isufi (Leard Kërqeli), Kërqeli (76′ Ibrahimi), E.Isufi. Kryetrajner: Trimnor Hasani
Të ndëshkuar: Erion Aliu, Flakzon Milazimi, Altin Ferati