Kryetrajneri Debatik Curri është shfaqur në konferencën për media para duelit kampional ndaj Drenicës në vikend, derisa ka theksuar se futbollistët e tij do të udhëtojnë vetëm për maksimumin e pikëve.
Shefi i shtabit teknik ka potencuar rëndësinë e kësaj ndeshje, teksa ka vënë në pah edhe vështirësitë me të cilat mund të ballafaqohen në këtë përballje.
“Drenica kundërshtar i vështirë. Jemi përgatitur për të dhënë maksimumin. Më shqetëson situata e kohës dhe terrenit. Nuk do të jetë aspak e lehtë. Nesër besoj që cili ekip të jetë më fizik do të ketë përparësi ta fitojë këtë ndeshje, një ndeshje shumë e vështirë”.
“Nuk mund ta ndryshojmë terrenin? Duhet të përshtatemi”.
Mësimet nga ndeshjet e kaluara?!
“Është e vërtetë që kemi pësuar gola në vazhdimin e ndeshjes. Loja mbaron kur arbitri i bie bilbilit. Nuk është mirë fakti që nuk jemi vigjilentë në situata të caktuara”.
“Ndeshjen me Ferizajn nuk e kemi luajtur mirë në pjesën e parë, por në të dytën kemi merituar ta fitojmë ndeshjen. Pakujdesia… Janë mësime për ne që deri ta përfundojë arbitri, nuk duhet të ndalojmë dhe të pranojmë gola”.
Mungesat?!
“Kemi disa futbollistë të cilët nuk do të jenë të gatshëm për ndeshje për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve, mirëpo kemi mjaftueshëm futbollist për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje”.
