Ekipi zbret menjëherë në fushë, sfida e Kupës ndaj Istogut në horizont - SC GJILANI

Ekipi zbret menjëherë në fushë, sfida e Kupës ndaj Istogut në horizont

Pas duelit të së shtunës në Skenderaj, ekipi ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet për duelin e radhës në kuadër të Kupës së Kosovës ndaj Istogut.

Pjesa e futbollistëve që kanë nisur ndeshjen nga minuta e parë kanë mbajtur seancë rigjeneruese, ndërkohë që grupi tjetër është stërvitur me normalitet.

I diferencuar nga pjesa tjetër e grupit është stërvitur Besart Krivanjeva, i cili mungoi në ndeshjen ndaj Drenicës për shkak të lëndimit.

Skuadra do ti zhvillojë edhe dy seanca të tjera stërvitore deri në duelin e mesjavës ndaj Istogut. Ky ballafaqim zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 12:30 në stadiumin ndihmës në Gjilan.