Skuadra e Lirisë është kundërshtari i radhës në kuadër të Kupës së Kosovës, faza 1/8 e finales.
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti i Kupës, faza 1/8 e finales. Në kuadër të këtij rundi, Liria do jetë kundërshtar për “kuqebardhët” e Debatik Currit.
Ndeshja do të zhvillohet më 12 shkurt në stadiumin ndihmës në Gjilan.
Kujtojmë që Gjilani ishte përballur me Lirinë në kuadër të Kupës, rrethi i parë i garave dhe kishte triumfuar me rezultat bindës 4-1.
