Pas ndeshjes me Prishtinën e Re në vikend ekipi e mbylli zyrtarisht pjesën vjeshtore të kampionatit dhe shkon në pushim, teksa do të rikthehet në punë më 5 janar, kur nisin përgatitjet dimërore për gjysmësezonin pranveror.
Pas një gjysmësezoni tejet intensiv dhe me ulje ngritje futbollistët e Gjilanit kanë nisur pushimin dimëror. Sezoni filloi që në muajin gusht dhe mbaroi në vikendin që lëmë pas, ekipi mbylli në mënyrën më të mirë të mundshme me fitore.
Përgjatë këtij gjysmësezoni, ‘kuqebardhët’ zhvilluan 19 ndeshje zyrtare, një prej tyre në garat e Kupës, duke vazhduar në fazën tjetër dhe me pritshmëri të larta për në pranverë.
Ekipi nuk mbylli vjeshtën me 26 pikë të grumbulluara, nga të cilat regjistroi shtatë fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, me një golaverazh prej 22 golave të shënuar dhe 23 të pranuar.
Gjilani do të rikthehet në punë më 5 janar, kur nisin përgatitjet dimërore për gjysmësezonin pranveror. Për dy javë skuadra do të udhëtoj në Antalia të Turqisë, me ç’rast do të zhvillojë edhe katër duele kontrolluese, të cilat tashmë janë të konfirmuara.
